“Qëllimi i Saliut, të mbrojë veten dhe familjen”/ Elezi: Berisha po bën aktin më të rëndë, zhbërjen e PD!

schedule20:55 - 12 Mars, 2025

schedule 20:55 - 12 Mars, 2025

“Berisha po bën aktin më të rëndë, do të lerë njollën më të madhe të shkatërrimit të PD”, kështu u shpreh Ibsen Elezi në emisioni “Real Story” në ABC News.

Gjatë intervistës, ai theksoi se qëllimi i vetëm i ish-kryeministrit është mbrojtja e tij dhe e familjes së tij.

“Zoti Berisha ka një betejë, që është me familjen e vet dhe mbrojtja e familjes së vet. Berisha po bën aktin më të rëndë, do të lejë njollën më të madhe të shkatërrimit të PD. Berisha po gatuan zhbërjen e Partisë Demokratike. Objekti i Saliut është për të qëndruar në Parlament. Zoti Berisha nuk bën llogari për 2029”, tha më tej Elezi.

Nga ana e tij, Indrit Hoxha u shpreh: Me aleatët Berisha dhe PD e kanë lëshuar shumë dorën dhe kjo ka cënuar shumë njerëz në PD që të sakrifikohen. Unë jam në PD sepse jam i djathtë. Por ajo që dua të them është se marrëveshja me aleatët dhe bashkimet me diversitet ka bërë që shumë figura të neglizhohen.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!