Qëllimet e një proteste të dhunshme/ Nazarko: Qëllimi real i saj, për të frikësuar ndonjë veprim hetimor ndaj Berishës

schedule20:53 - 8 Tetor, 2024

schedule 20:53 - 8 Tetor, 2024

TIRANË- Mbrëmjen e kësaj të marte në studion e “Real Story” në ABC News, u diskutua protesta e opozitës, e cila përveç dhunës dhe hedhjes së molotovëve nuk prodhoi asgjë tjetër.

Komentatori politik, Mentor Nazarko tha se zgjedhja e protestës për të hënën u bë për një qëllim të vetëm, që lidhet me rritjen e pakënaqësisë popullore dhe për të ushtruar një presion ndaj qeverisë.

Sipas tij, qëllimi kryesor i saj ishte për të frikësuar ndonjë veprim, i cili ka karakter hetimor dhe procedural ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai theksoi se pavarësisht kësaj, nuk sheh asnjë skenar apo sinjal, që mund të çojë në realizimin e kërkesave të opozitës e cila kërkon qeveri teknike.

“Qëllimet e dukshme të kësaj proteste, që mund të ishte zgjedhur të bëhej dita e diel, por u zgjodh një ditë, që ishte ditë punë aktive, me qëllim për të rritur efektin e pakënaqësisë popullore. Doktori duhet të ishte kujdesur që mos të ishte këtu. Berisha synon të rrisë dozën e presionit edhe mbi qeverinë në mënyre graduale. Unë mendoj se qëllimi real i tij, është për të frikësuar ndonjë veprim, i cili ka karakter hetimor dhe procedural ndaj tij. Mendoj se kjo është arsyeja reale. Nuk shoh asnjë disponimi perëndimor për qeveri teknike. Edhe nga ata që kanë qenë aleatë, si CDU”, tha ai.

Kujtojmë se pas protestës, CDU-ja gjermane me një gjuhë të qartë e ka konsideruar Sali Berishën si fajtor për frymëzimin e dhunës në protestën e 7 tetorit në Tiranë.

Zëdhënësi për çështjet evropiane të grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestag, Gunther Krichbaum, nënvizon se çdo akt dhune është krejtësisht i papranueshëm dhe tërësisht i padenjë për një vend që synon të bëhet anëtar i BE.

Kjo u komentua nga Mentor Nazarko, i cili tha se:

“Gunther Krichbaum kishte zgjedhur fjalë të forta për Berishën, që thoshte se me këtë akuzë, një udhëheqës evropian duhet të ishte në burg dhe jo në shtëpi komode siç është z. Berisha. Së dyti, ka thënë se PD duhet t’i nënshtrohet procesit të reformimit duke vendosur në krye një lider të besueshëm dhe së treti tha se SPAK është një institucion që gëzon mbështetjen e BE dhe SHBA dhe akuzat e tij duhet të adresohen në mënyrë të drejtë dhe institucionale. Berisha është njohur si prishës festash. E mbani mend kur ishte Samiti në dhjetor, Berisha zgjodhi ta bënte pikërisht atëherë protestën sepse do që Shqipëria do të hyjë në hartën e krizave dhe pasardhësi i tij, Rama, të mos marrë merita historike, siç është çelja e negociatave”, tha ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!