Qejfliu i kuq rrezikon gjobë, te Tirana ka shumë pikëpyetje

schedule08:11 - 1 Dhjetor, 2019

schedule 08:11 - 1 Dhjetor, 2019

Aristoteles Romero është kthyer në çështje te Partizani. Mesfushori nga Venezuela është paditur në polici nga banorët e pallatit ku jeton, për shkak të festave që ai organizon në shtëpinë e tij. Sipas banorëve diçka e tillë ka qenë e përsëritur.

Nga ana tjetër, klubi i kuq ka nisur të marrë informacione në lidhje me atë që ka ndodhur. Pretendimet e Romero janë që ka ndodhur vetëm një herë, në ditëlindjen e tij. Klubi thuhet se e ka paralajmëruar atë dhe mesfushori rrezikon një gjobë për sjellje jo të hijshme.

TIRANA – Në kampin bardheblu ka shumë pikëpyetje për lojtarët që mund të largohen në janar. “Panorama Sport” liston disa emra, me sulmuesin Ismael Dunga të parin në listë. Sulmuesi kenian thuhet se nuk i ka kënaqur drejtuesit plotësisht dhe rrezikon të ndërpritet kontrata.

Sigurisht për këtë duhet gjetur gjuha e përbashkët. Dy emra të tjerë që mund të ndryshojnë ambient në janar janë edhe Ernest Muçi e Dorian Kërçiku. E paqartë edhe situatë e mbrojtësit Albi Doka.

Tirana, siç edhe është raportuar në emisionin “Pressing” në ABC News, i ka dhënë afat dy javë për të rinovuar kontratën, ose ndryshe do të kalojë tek ekipi B. Në fund të sezonit i përfundon kontrata, por në kampin bardheblu mund të detyrohen ta mbyllin bashkëpunimin më parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!