Qarkullimi në Tiranë si një mbrëmje e zakonshme, dhjetëra qytetarë zgjedhin të ikin jashtë qytetit

schedule22:50 - 12 Mars, 2020

schedule 22:50 - 12 Mars, 2020

Pak orë para se të paralizohet lëvizja e automjeteve në tirane dhe disa qytete, situata në kryeqytet mbremjen e se enjtes ngjasonte me shume te tjera me pare.

Makinat me targa të huaja janë objekt i kontrolleve të policisë, të cilët verifikojnë çdo të kthyer nga Italia e Greqia në dy javët e fundit, duke u rekomanduar të vetëkarantinohen.

Postblloqet e uniformave blu e ato të ushtrisë janë vendosur në rrugët kryesore të Tiranës, e sidomos në ato zona ku lëvizja është edhe më e madhe.

Edhe pse këshillat kanë qenë të shumta që qytetarët të mos dalin nga shtëpia kur nuk është e nevojshme, e sidomos të mos lëvizin nga një qytet në tjetrin për të mos pasur përhapje në masë të koronavirusit, duket se kjo gjë nuk po i bind ata.

ABC News bëri një vëzhgim në orët e vona të kësaj të enjteje, por ajo që u vu re, ishte lëvizja në masë e mjeteve në rrethrrotullimin e ish sheshit “Shqiponja”, në drejtim të autostradës Tiranë-Durrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!