Qafë-Thanë, arrestohet për t’u ekstraduar në Itali 44 vjeçari

schedule11:42 - 21 Tetor, 2018

schedule 11:42 - 21 Tetor, 2018

Një 44-vjeçar nga tetova është arrestuar në Qafë – Thanë pasi  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është Musli Haliti nga fshati Dobroshtë e Tetovës në Maqedoni dhe kërkohet nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni dhe rrëmbim personi. Gjykata e Monzës në Itali ka vendosur në muajin Qershor 2001 masën e sigurisë “arrest me burg”.

Musli Haliti u kap në hyrje të Shqipërisë nga pika e kalimit kufitar Qafë – Thanë. Pas verifikimit në sistem, rezultoi që ishte person në kërkim prej 17 vitesh. Ai do të ekstradohet në Itali për t’u përballur me akuzat.

Njoftimi i Policisë

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Rrëmbim personi”.

Specialistët e Seksionit për trafikun e paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar:

Musli Haliti, 44 vjeç, banues në fshatin Dobroshtë-Tetovë,(Maqedoni).

Arrestimi i tij u bë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, sepse gjatë verifikimit të dokumentacionit në sistem, shtetasi i mësipërm rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Monzës në Itali, me vendim penal nr 316/2001 E.S datë 04.06.2001, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe “Rrëmbim personi” parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Për veprime të mëtejshme, u njoftua ZQK Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!