Pylli i Fazanit në Maliq, një atraksion i veçantë turistik për Juglindjen

schedule18:45 - 5 Prill, 2019

schedule 18:45 - 5 Prill, 2019

Në Maliq, Pylli i Fazanit po tërheq çdo ditë e më tepër vizitorë. Vendorët po kujdesen që ky rezervat të jetë një atraksion turistik për Juglindjen.

Ai është një pyll kryesisht halor. 50 fazanët këtu i kanë dhënë emrin Pylli i Fazanit. Pas më shumë se dy dekadash, rezervati i Maliqit po rijetëzohet. Një atraksion të veçantë turistik për Juglindjen.

Teuta Nasto, guidë turistike: “Me rikthimin në identitet do bëhet një informacion për të ndërgjegjëusar jo vetëm qytetarët e Korçës dhe Shqipërisë, por edhe atyre të huaj”

Së fundi këtu kanë mbërritur edhe vizitorët. Distanca e afërt si nga Korça ashtu edhe nga Maliqi, çdo ditë rrit numrin e atyre, që duan gjelbërimin dhe ajrin e freskët.

Teuta Nasto, guidë turistike: “Njerëzit po ndërgjegjësohen si me mosprerjen e pyjeve dhe gjuetinë e shpendëve dhe shpresojmë që të rikthehet si dikur”.

Rezervati, që pozicionohet në trekëndëshin e formuar nga bashkimi i lumenjve Dunavec dhe Devoll, është kthyer në vëmendjen e vendorëve.

Ata po kujdesen si për administrimin ashtu edhe për mbrojtjen e parkut. Prerja dhe shfrytëzimi pa kriter i pyllit dhe gjuetia e paligjshme, që zhduku fazanët dhe kaprojtë, duket një kohë e largët.

Tani Pylli i Fazanit po shihet si një mundësi e mirë, për të bërë turizëm,sidomos gjatë verës. Me sipërfaqe 45 ha, krijuar mbi kënetën e dikurshme, është zonë e mbrojtur dhe ka statusin e monumentit natyror.

/abcnews.al