Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Tirana Live në ABC News, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, shprehu shqetësim në lidhje me censin e popullsisë i cili nisi vetëm pak ditë më parë në vend.
Idrizi tha se shqetësimi i tij lidhej pikërisht me dy prej pyetjeve për të cilat qytetarët nuk janë të detyruar të përgjigjen, mbi etninë dhe fenë, pyetje që sipas tij janë futur me presionin e qeverisë greke.
“Ne jemi futur në një ushtrim që duhet të ishte një ushtrim rutinë statistikor. Censusi nuk bëhet për etninë dhe fenë, por për 200 pyetje të tjera që janë një bazë e mirë të dhënash, ku ne pyetemi për cilësinë e jetës e shumë të tjera, ndaj është një herë në 10 vjet dhe nuk marrin pjesë ata që janë jashtë Shqipërisë. Thënë kështu nga censusi përjashtohen rreth 1.3 milion shqiptarë që nuk janë rezidentë në Shqipëri. Censi nuk është vendi ku dalin të dhëna nga pikëpamja sasiore.
Na është thënë se pyetja për etninë dhe fenë është rekomandim i OKB, gjë që nuk është e vërtetë. Unë i pash të gjithë rekomandimet, madje rekomandimi është ndryshe. Ai thotë që nërast se ka sensitivet sic është rasti I Shqipërisë, këto pyetje nuk duhet të futen. Dhe këtu është shqetësimi, nëse do shohim të dhënat që kemi për pakicën komëbtare greke në Shqipëri, që nga viti 1930, edhe barometri i fundit e nxori rreth 0.9 %, censi i fundit e ka nxjerrë 1 % edhe ai i vitit 1930 është në këto nivele.
Pra, para është pyetja kush i futi dhe është e qartë se janë futur me presion të qeverisë greke. Sepse kemi disa artikulime të qeverisë së Greqisë që shtynte Shqipërinë që ta bënte me vetëidentifikim. Pra, kontraston fakti që një vend si Greqia që nuk e bën censin vetë përmes etnisë dhe fesë ia imponon Shqipërisë. Kur ka shqetësim, këto pyetje nuk duhet të futen.” u shpreh Idrizi./abcnews.al