Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Putini shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkët

schedule21:32 - 9 Prill, 2026

schedule 21:32 - 9 Prill, 2026

Presidenti rus, Vladimir Putin ka njoftuar një armëpushim të përkohshëm me Ukrainë, sipas një deklarate zyrtare të Kremlinit. Ky vendim vjen pak pas festës Pashkëve.

Sipas njoftimit, armëpushimi do të hyjë në fuqi në datën 11 prill deri në fund të 12 prillit 2026. Vendimi është marrë nga Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Federatës Ruse.

Kremlini theksoi se pret që pala ukrainase të ndjekë të njëjtin qëndrim, duke miratuar një armëpushim të ngjashëm gjatë kësaj periudhe festive.



Në deklaratë bëhet e ditur se forcat ruse janë urdhëruar të ndërpresin operacionet në të gjitha frontet, ndërsa do të mbeten në gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo veprimi apo provokimi të mundshëm gjatë kohës së armëpushimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!