Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se Moska dhe Ankaraja do të vazhdojnë të zhvillojnë dialogun politik dypalësh vitin e ardhshëm, raporton Anadolu.
Sipas deklaratës së Kremlinit, Putini u dërgoi disa liderëve urimin e Vitit të Ri.
Putini, i cili i dërgoi një urim për Vitin e Ri presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, vuri në dukje se kohët e fundit është bërë shumë për të zhvilluar bashkëpunimin e shumëanshëm midis Rusisë dhe Turqisë.
Duke kujtuar se të dyja vendet kanë zbatuar bashkërisht projekte të mëdha energjetike dhe infrastrukturore, Putini theksoi se Rusia dhe Turqisë kanë kontribuar në zgjidhjen e konflikteve rajonale.
“Vitin e ardhshëm, Moska dhe Ankaraja do të vazhdojnë të zhvillojnë bashkëpunim të frytshëm dhe dialog dypalësh politik në fusha të ndryshme për të mirën e kombeve mike, në mënyrë që të forcojnë sigurinë dhe stabilitetin në kontinentin Euroaziatik”, shtoi presidenti rus.