Putini i gjen “çelësin” dronëve të Erdoganit?

schedule09:22 - 29 Prill, 2022

schedule 09:22 - 29 Prill, 2022

Nga Vikrant Thardak, TFIGlobal

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Kur shpërtheu lufta e Nagorno-Karabakut në vitin 2020 midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, bota mori disa mësime ushtarake. Armenia po luftonte duke përdorur tanket, ndërsa Azerbajxhani po përdorte dronët turk Bayraktar dhe ato kamikaze të Izraelit.

Armenia e kishte humbur luftën dhe bota e kuptoi se e ardhmja e luftës  tashmë kishte ndryshuar përgjithmonë.

Ishte pikërisht atëherë kur bota kuptoi vërtet potencialin e luftës me dron.

Ndoshta, pamëshirshmëria e dronëve Bayraktar ishte ajo që e ndaloi Rusinë të shpëtonte Armeninë duke mos mbledhur Organizatën e Traktatit për Siguri Kolektive. Rusia e kuptoi se dronët Bayraktar të Turqisë kishin revolucionarizuar luftën konvencionale, duke gjetur një antidot për të mbështetur dominimin ushtarak të Moskës në rajon.

Dhe së shpejti frika më e keqe e Rusisë do të realizohej. Vetëm një muaj pas humbjes së Armenisë në konfliktin e Nagorno-Karabakut, Ukraina tregoi interesin e saj për të blerë 48 drone Bayraktar nga Ankaraja për të forcuar mbrojtjen e saj ajrore, raporton abcnews.al.

Pajisjet vdekjeprurëse që shkatërruan tanket dhe artileritë armene ishin gati të zbarkonin në kufijtë e Rusisë. Për Rusinë, e cila krenohet me armatën më të fortë të tankeve në botë me më shumë se 22,000 tanke, lajmi që Ukraina kërkonte të armatosej me dronët Bayraktar nuk ishte asgjë më shumë se një skenar makthi.

Përgjatë një viti e gjysmë, Ukraina ka blerë dhjetëra dronë të avancuar turq që vendi tani po i përdor për të shmangur kërcënimin ushtarak rus. Por befas, dronët turq u bënë një pistë e rëndësishme në konfliktin e vazhdueshëm ushtarak Rusi-Ukrainë.

Ndonëse media të ndryshme kanë raportuar se dronët turq kanë qëlluar me sukses forcat ruse, deklaratat e fundit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky kanë treguar pikërisht të kundërtën.

Por sipas raporteve me 25 prill, dronët e avancuar turq nuk arritën të luanin një rol vendimtar në konfliktin Rusi-Ukrainë. Vetë Zelensky tha se dronët Bayraktar nuk kishin ndikuar tek lufta.

Me gjithë respektin e duhur, ata ose dronët e tjerë mund të ndihmojnë, por nuk ndikojnë tek rezultati i luftës” ,tha Zelensky.

Sipas raporteve të medias, glorifikimi i dronëve turq gjatë gjithë krizës Rusi-Ukrainë mund të jetë pjesë e luftës së dezinformimit të Ukrainës kundër Rusisë. Gjithashtu, videot që qarkullojnë në rrjetet sociale që tregojnë sulmin e dronëve Bayraktar ndaj forcave ruse janë video të një sulmi të vetëm nga këndvështrime të ndryshme.

Pra, a do të thotë kjo se Rusia më në fund ka gjetur një kundërhelm me dronët e avancuar turq që e la Armeninë të gjymtuar vetëm dy vite më parë?

Epo, përgjigja është po. Rusia ka shpenzuar dy vitet e fundit duke deshifruar specifikat e Bayraktarit përmes përvojës që ajo fitoi duke luftuar kundër Qeverisë së Pajtimit Kombëtar në Libi.

Bayraktar u përdor dy vite më parë në Libi nga qeveria e mbështetur nga Turqia, duke kryer sulme të sukseshme precise, por dështoi kur ofroi mbështetje për forcat tokësore. Mauro Gilli, një studiues i lartë në teknologjinë ushtarake dhe sigurinë ndërkombëtare në ETH Cyrih , tha se “Dronët si TB2 janë të prekshëm ndaj sistemeve të mbrojtjes kundërajrore”.

Për të qenë efektive, ata duhet të përdoren në koordinim me sistemet e tjera të luftës dhe nëpërmjet taktikave të përshtatshme. Mauro Gilli tha se në luftën kundër armiqve të aftë, këto teknologji dhe taktika mund të mos jenë të mjaftueshme, raporton abcnews.al.

Në Libi, forcat ruse gjetën mënyra efektive për të “luftuar” taktikat turke dhe për të rrëzuar dronët e tyre. E njëjta gjë është vënë në Siri dhe Nagorno-Karabakh.”

Pra, mund të themi se lufta me dron Bayraktar nuk është më e pathyeshme. Dhe është pikërisht kjo që ka shqetësuar Zelensky-n.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!