Sipas një raporti të Institutit për Studimin e Luftës (ISW), Vladimir Putin ka urdhëruar kreun e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu që t’i japë fund kundërofensivës ukrainase deri në fillim të tetorit.
“Një burim i brendshëm në Kremlin pohon se Putini thuhet se i ka dhënë Ministrit të Mbrojtjes së Federatës Ruse një muaj kohë deri në fillim të tetorit 2023 për të përmirësuar situatën në front, për të ndaluar kundërsulmet e Ukrainës dhe për t’ua kthyer iniciativën trupave ruse”, thuhet në raport.
Ky njoftim nga Kremlini mund të sugjerojë se komanda ushtarake ruse mund të urdhërojë vazhdimin e sulmeve ruse ndaj ukrainasve, edhe nëse kjo vjen me koston e viktimave për forcat e Moskës.
Raporti i ISW vë në dukje se Putin së pari pranoi fillimin e kundërofensive ukrainase më 9 qershor, duke theksuar dy pika kyçe: se forcat ukrainase nuk do të bënin përfitime të rëndësishme për shkak të mbrojtjes ruse të përgatitur mirë dhe se forcat ukrainase do të vuanin humbje të mëdha të personelit dhe pajisjeve ushtarake perëndimore.
/abcnews.al