Në një konferencë në Forumin Ekonomik Lindor, Putin ai folur për marrëdhënien me SHBA-në, që Moska e konsideron një armik të përhershëm. Politika e SHBA-së ndaj Rusisë nuk ka gjasa të ndryshojë pavarësisht se kush është në Shtëpinë e Bardhë, shtoi ai.
Putin tha se “shumë njerëz” në Amerikë kërkojnë të kenë marrëdhënie të mira me Rusinë. Ai gjithashtu mirëpriti komentet e bëra më parë nga ish-presidenti Donald Trump, i cili pretendonte se mund t’i jepte fund luftës në Ukrainë.
Ndjekja penale e Trump tregon se sistemi politik amerikan është “i kalbur”, shtoi Putin.
/abcnews.al