Putin shkarkon zv.ministrin rus të Mbrojtjes, njihej si “kasapi i Mariupolit”

schedule15:19 - 24 Shtator, 2022

schedule 15:19 - 24 Shtator, 2022

Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Dmitry Bulgakov është shkarkuar nga detyra, sipas një njoftimi të ministrisë ruse të mbrojtjes.

Bulgakov do të zëvendësohet nga gjeneralkoloneli, Mikhail Mizintsev, i cili më parë mbante postin e kreut të Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Mbrojtjes së Rusisë.

Ushtria ukrainase tha se Mizintsev udhëhoqi rrethimin e portit të Mariupolit, gjë që i dha atij pseudonimin “kasapi i Mariupolit”, por që humbjet e njëpasnjëshme duket se kanë qenë arsyeja për shkarkimin e tij.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!