Putin: Ribashkimi i rusëve dhe ukrainasve është i pashmangshëm

schedule15:28 - 7 Mars, 2024

schedule 15:28 - 7 Mars, 2024

“Jam i sigurt se herët a vonë ribashkimi i rusëve dhe ukrainasve, të paktën në një nivel shpirtëror, do të ndodhë dhe kjo është e pashmangshme”.

Kështu ka deklaruar presidenti rus, Vladimir Putin, teksa iu drejtua audiencës së të rinjve të mbledhur në Soçi për Festivalin Botëror të Rinisë, sipas raportit të publikuar nga Tass.

Për një ribashkim të tillë, është e nevojshme të zhduken ata që ndërhyjnë, dhe manifestimet më të neveritshme të nacionalizmit po ndërhyjnë.

Ky është një helm që helmon jetën e shumë popujve, përfshirë sot në Ukrainë,” shtoi Putin.

Vetë Donbasi iu drejtua Rusisë dhe priste mbrojtje, “jo diku mijëra kilometra larg kufijve të saj kombëtarë, por pikërisht pranë saj, nën hundën e saj. Njerëzit prisnin ndihmë prej nesh, përfundoi ai.

/abcnews.al