Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet sot në Shën Petersburg me Ëang Yi, ministër i Punëve të Jashtme të Kinës dhe drejtor i Zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, njoftoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Presidenti do të takohet sot me Ëang Yi, Ministrin e Punëve të Jashtme të Kinës, i cili po viziton Federatën Ruse”, tha një zyrtar i Kremlinit.
Ai saktësoi se Putini do ta presë mysafirin e tij kinez në Pallatin Konstantin në Shën Petersburg.
/abcnews.al