Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se “operacioni i tij special ushtarak” – i njohur ndryshe si pushtimi i Rusisë në Ukrainë – “po shkon sipas planit”.
Pretendimi i tij vjen pavarësisht nga shumë analistë që sugjerojnë se pushtimi deri më tani nuk ka shkuar aq mirë sa ishte planifikuar.
Në një fjalim televiziv, Putin akuzoi forcat ukrainase për marrjen peng të “mijëra qytetarëve” dhe përdorimin e civilëve si “mburoja njerëzore” – por ai nuk dha asnjë provë për këto pretendime.
Ai shtoi se rusët dhe ukrainasit ishin “një popull” dhe tha se do të “shkatërronte këtë “anti-Rusi” të krijuar nga Perëndimi. /abcnews.al/