Putin njohu pavarësinë e rajoneve rebele të Ukrainës, Xhaçka: Dënojmë veprimin e Rusisë

schedule21:06 - 21 Shkurt, 2022

schedule 21:06 - 21 Shkurt, 2022

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas njohjes së pavarësisë së territoreve separatiste në Donbas nga ana e Rusisë.  Xhaçka thotë se Shqipëria e dënon një veprim të tillë duke e cilësuar shkelje të së drejtës ndërkombëtare marrëveshjes së Minskut dhe shkelje të integritetit territorial. Xhaçka shton se Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës.

“Shqipëria dënon njohjen pavarësisë së rajoneve ukrainase Donetsk & Luhansk nga Rusia. Kjo është shkelje e së drejtës ndërkombëtare, marrëveshjes së Minskut si dhe shkelje e integritetit dhe sovranitetit territorial! Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës”, shkruan ajo

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar vendimin e tij për të njohur pavarësinë e territoreve separatiste rusisht folëse në Donbas pas një takimi të Këshillit të Sigurimit rus për Ukrainën.

Siç njoftoi zyrtarisht Kremlini, presidenti rus kontaktoi me homologun e tij francez Emanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Solz dhe i njoftoi ata për vendimin e tij për të njohur “në të ardhmen e afërt” pavarësinë e Donbasit, përkatësisht rajoneve lindore., Donetsk dhe Luganskg. /abcnews.al