Vladimir Putin ka nisur fjalimin në Ditën e Fitores në Moskë. Presidenti rus ka uruar fillimisht forcat për fitoren e Luftës së Dytë Botërore 77 vite më parë, dhe menjëherë iu referua Ukrainës , duke thënë:
“Është e njëjta gjë tani. Ju po luftoni për njerëzit tanë në Donbas, për sigurinë e atdheut tonë. Dita e fitores është afër zemrës së secilit prej nesh. Nuk ka familje në Rusi që të mos ketë vuajtur nga lufta e madhe patriotike.
Jemi krenarë për gjeneratën e fitimtarëve.”
Putin tha gjithashtu se në fund të vitit të kaluar Perëndimi po përgatiste hapur një sulm ndaj Donbas dhe Krimesë. Ai madje akuzoi SHBA-në dhe “minionët e saj” për përshkallëzimin e rrezikut.
“Askush nuk do t’i harrojë mësimet e luftës së dytë botërore që të mos ketë asnjë vend në botë për nazistët”.
Ata mbajtën gjithashtu një minutë heshtje. Putini më pas tha se humbjet ndaj forcave ushtarake të Rusisë janë “një tragjedi për të gjithë ne”, por “një humbje e pazëvendësueshme për familjet e tyre”.
Ai u uroi shërim të shpejtë ushtarëve dhe oficerëve të plagosur dhe tha se ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të ofruar “mbështetje për fëmijët e bashkëluftëtarëve të rënë”.
/abcnews.al
/abcnews.al