Putin në Beograd: Nuk ka zgjidhje për Kosovën pa Rusinë

schedule21:12 - 17 Janar, 2019

schedule 21:12 - 17 Janar, 2019

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të jetë një protagoniste absolute në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Në konferencën për shtyp nga Beogradi, Putin ka nënvizuar se duhet një zgjidhje e negociuar në mënyrë që në Ballkan të ketë stabilitet.

Zgjidhje për Kosovën pa Rusinë nuk mund të ketë. Presidenti rus, Vlladimir Putin, gjatë qëndrimit të tij në Serbi, ka theksuar se problemi i Kosovës mund të zgjidhet vetëm në kuadër të së drejtës ndërkombëtare.

Vladimir Putin, president i Rusisë: “Ne e konsiderojmë të padrejtë dhe të rrezikshme atë që po ndodh në Kosovë dhe me vëmendje e ndjekim situatën në rajon. Bashkë me partnerët do të punojmë dhe vetëm një zgjidhje e drejtë mund të jetë e qëndrueshme. Nëse duam stabilitet në rajon duhet të gjejmë kompromis dhe kur kjo të ndodh të respektohet”.

Putin i dha çmimin e madh rus presidentit serb dhe tha se të dyja vendet ngelen mike. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se për cdo vendim do të konsultohet me Moskën.

Aleksandar Vuçiç, president i Serbisë:  “Ne duam kompromis për çështjen e Kosovës, por duket se dikush nuk e do një gjë të tillë. Natyrisht, unë do të konsultohem me presidentin Putin, por nuk jam shumë optimist për zgjidhjen”.

Serbia dhe Rusia firmosën 21 marrëveshje me interes për të investuar deri në 660 milionë euro vlerë. Putin u prit me ceremoni të vecantë me të shtëna, kurse në rrugët e kryeqytetit kanë dalë mijëra vetë për ta pritur gjatë lutjes në tempullin e Shën Savës. /abcnews.al