Putin: NATO përbën një kërcënim për sigurinë e Rusisë në Azi

schedule09:19 - 21 Qershor, 2024

schedule 09:19 - 21 Qershor, 2024

Presidenti Vladimir Putin ka akuzuar NATO-n se përbën një kërcënim për sigurinë e Rusisë në Azi.

Putin tha gjithashtu se Koreja e Jugut do të bënte një “gabim të madh” nëse vendos të furnizojë Ukrainën me armë dhe se Seuli nuk duhet të shqetësohet fare për paktin e bashkëpunimit të ndërsjellë të mbrojtjes midis Rusisë dhe Koresë së Veriut.

Agjencia e lajmeve Yonhap raportoi më herët sot se Koreja e Jugut do të shqyrtojë mundësinë e furnizimit të Ukrainës me armë, pas paktit për bashkëpunim të ndërsjellë të mbrojtjes në rast të sulmit të secilit vend, të nënshkruar nga liderët e Koresë së Veriut dhe Rusisë.

Putini i bëri këto komente gazetarëve në Vietnam në fund të turneut të tij dy-ditor në Azi.

Presidenti rus zhvilloi bisedime në Korenë e Veriut.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!