Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë dozën e tretë kundër Covid. Ai është vaksinuar me vaksinën ruse Sputnik Light me një dozë, sipas mediave shtetërore. 69-vjeçari mori dozën e parë të Sputnik V më 23 mars dhe të dytën më 14 prill, megjithëse në atë kohë ai refuzoi të tregonte se cilën vaksinë kishte marrë.
“Unë u rivaksinova dy orë më parë. Nuk kam asnjë dhimbje. Gjithçka është në rregull,” u tha Putin gazetarëve.
Vetëm 44% e popullsisë së Rusisë është pjesërisht e vaksinuar kundër Covid-19, me rreth 37% që besohet se është vaksinuar plotësisht./abcnews.al