Presidenti rus, Vladimir Putin, i është përgjigjur kritikëve në Shtetet e Bashkuara lidhur me samitin e parë bilateral me Donald Trump.
“Fuqi të caktuara në Amerikë dëshirojnë të sakrifikojnë marrëdhëniet Rusi-SHBA për interesat e partive të tyre”, tha shefi i Kremlinit gjatë një takimi me diplomatë rusë në Moskë.
“Ata po ushqejnë miliona njerëz me historitë e tyre”, shton Putin.
Ndërkohë, ky reagim i presidentit rus vjen pasi politikanë dhe analistë të ndryshëm në SHBA kritikuan ashpër linjën e butë të Trump ndaj Rusisë. Deklaratat e Putin vijnë pas samitit të zhvilluar të hënën në Helsinki./abcnews.al