Putin mbështet aprovimin e vaksinës ruse: Është efektive dhe e sigurt

schedule08:31 - 28 Gusht, 2020

schedule 08:31 - 28 Gusht, 2020

Presidenti rus, Vladimir Putin, mbrojti  vendimin e tij për të përshpejtuar miratimin e vaksinës së re anti- COVID-19. Ai deklaroi se vaksina është efektive dhe e sigurt duke theksuar se një vaksinë e dytë do të ishte e gatshme në shtator.

“Ne e kemi  zhvilluar vaksinën në përputhje me ligjin rus”, tha Putin në një intervistë për kanalin televiziv “Rossiya 1”.

“Ligjet ruse janë plotësisht në përputhje me rregulloret në vendet e tjera”, vazhdoi ai.

Vaksina ruse, e quajtur Sputnik-V, u miratua për përdorim publik dy javë më parë, përpara se të ishin në dispozicion rezultatet e studimeve të fazës 3, një veprim që nxiti kritika të gjera ndërkombëtare./abcnews.al