Nisin zyrtarisht zgjedhjet presidenciale në Rusi. Qendat e votimit u hapën në orën 8 të mëngjesit të kësaj të premteje dhe ato pritet të mbyllen në orën 20 të së dielës.
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve presidenciale në Rusi qytetarët do të kenë tre ditë kohë për të votuar dhe gjithashtu mundësinë për të shprehur vullnetin e tyre politik nëpërmjet votes online.
Është e qartë së ketë zgjedhje kanë vetëm një fitues, presidentin aktual të vendit Vladimir Putin. Tre kandidatët e tjerë të legjitimuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Rusi vijnë nga parti pro-Kremlinit që nuk kanë kritikuar kurrë qasjen e Putinit dhe mënyrën sesi ai ka ushtruar pushtetin e tij.
Perëndimi e sheh Putinin si një autokrat, kriminel dhe vrasës, por në Rusi lufta e ka ndihmuar atë të shtrëngojë kapjen e pushtetit dhe të rrisë mbështetjet mes qytetarëve, siç sugjerojnë sondazhet e fundit.
“Ndjej krenari pasi ne kemi votuar për lidershipin tonë gjithë jetën dhe ky është një leksion për nipërit tanë”, tha Elena Melnikova, banore e Yakutsk.
“Unë votoj gjithmonë. Është përgjegjësie e qytetarëve. Duhet të tregojmë përgjegjësi pasi varet e ardhmja jonë”, tha një tjetër.
Zgjedhjet mbahen edhe në 4 rajonet e pushtuar të Ukrainës, Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhia, ku votimi ka nisur 10 ditë më parë.
Qytetarët atje kanë dëshmuar se bashkëpunëtorë të Moskës, të shoqëruar nga persona të armatosur kanë trokitur derë më derë për t’i detyruar të votojnë. 3 kandidatë garojnë kundër Putinit në zgjedhje; ai i partisë komuniste Nikolai Kharitonov, Leoni Slutsky i Partisë Liberale Demokrate dje Vladislav Davankov nga Populli i ri.
Të tre janë pro Kremlinit dhe pro luftës, dhe pritet të sigurojnë vetëm një përqindje fare të ulët të votave. Të vetmit opozitar që kundërshtonin hapur Putinin dhe luftën e tij në ukrainë, Boris Nadezhdin dhe Yekaterine Duntsova, u skualifikuan nga gara me pretendimet për parregullsi në dokumentacion.
Në pushtet që prej 2000 si president dhe kryeministër, Putin është lideri më jetëgjatë pas Stalinit, në Rusi.
Në këto zgjedhje presidenciale të Rusisë nuk ka vëzhgues ndërkombëtar, ata nuk kanë marrë një ftesë nga Moska ndërsa në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018 OSBE-OHDIR në raportin përfundimtar kishte theksuar parregullsi të mëdha në procesin zgjedhor ku përfshiheshin edhe nxjerrja me dhunë e qytetarëve për të votuar.
Vladimir Putin i cili mban rolin e presidentit që prej vitit 1999 kërkon të marrë mandatin e tij të 5-të ndërsa ai është lideri më jetgjatë i Kremlinit që nga diktatori Joseph Stalin.
/abcnews.al