Presidenti Putin ka reaguar për herë të parë lidhur me rrëzimin e avionit që thuhet se vrau kreun e Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe nëntë të tjerë.
Ai u dërgon ngushëllimet e tij familjeve të të vdekurve dhe e përshkruan themeluesin e Wagner Group Yevgeny Prigozhin si një biznesmen të talentuar që e njeh që nga vitet 1990.
Putin tha se Rusia do të shqyrtojë se çfarë thonë hetuesit në lidhje me përplasjen, por ekspertiza do të marrë kohë.
Komentet e tij vijnë 24 orë pasi avioni u rrëzua në veri të Moskës.
Disa ekspertë perëndimorë dhe ish-kryeministri rus, besojnë se presidenti Putin mund të ketë urdhëruar vrasjen.
Deklarata e tij e plotë:
Për sa i përket aksidenti ajror, fillimisht dua të shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjet e të gjithë atyre që humbën jetën.
Është një tragjedi. Sipas informacioneve fillestare, punonjësit e kompanisë Wagner ishin në bord, dua të vërej se ata njerëz dhanë një kontribut të rëndësishëm në kauzën tonë të përbashkët për të luftuar regjimin nazist në Ukrainë.
Ne e mbajmë mend këtë, e dimë dhe nuk do ta harrojmë kurrë.
Prigozhin e kam njohur për shumë vite, që nga fillimi i viteve 1990. Ai ishte një person me një sfond të komplikuar. Ai bëri gabime të rënda në jetën e tij dhe arriti rezultatet e nevojshme, si për veten e tij, ashtu edhe, kur e pyeta, për çështjen e përbashkët, që kemi pasur gjatë muajve të fundit.
Ai ishte një njeri i talentuar, një biznesmen i talentuar. Ai ka punuar jo vetëm në vendin tonë dhe me rezultate të mira, por edhe jashtë vendit, veçanërisht në Afrikë.
Aty merrej me naftë, gaz, metale të çmuara dhe gurë.
Siç mësova, ai u kthye nga Afrika dje dhe takoi disa zyrtarë këtu.
Por, çfarë ka ndodhur saktësisht, më ka raportuar kreu i Komisionit Hetimor mëngjesin e sotëm. Tashmë ata kanë nisur hetimet paraprake për këtë ngjarje dhe do të kryhen plotësisht deri në fund. Nuk ka asnjë dyshim për këtë.
Se çfarë thonë hetuesit do ta mësojmë së shpejti.
/abcnews.al