“Putin është një i çmendur”, zv.presidenti i UEFA-s: Sot në futboll nuk ka vend për Rusinë

schedule12:43 - 4 Mars, 2022

schedule 12:43 - 4 Mars, 2022

Sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës vazhdojnë, teksa Vladimir Putin nuk ndalet edhe pse kundër tij janë kthyer e gjithë botë.

Kjo përplasje mes dy shteteve ndikoi edhe në sport, ku UEFA dhe FIFA përjashtuan kombëtaren, klubet dhe sportistët rusë nga çdo lloj aktiviteti deri sa lufta mes dy vendeve të mbarojë.

Në një intervistë për “Retesport”, zv.presidenti i UEFA-s e ka quajtur Putin të çmendur, ndërsa ka theksuar se nuk ka vend për kombëtaren ruse në asnjë lloj kompeticioni.

 “Ata mund të bëjnë çfarë të duan, por Polonia nuk do të luajë kurrë kundër një vendi që ka bërë këtë luftë të çmendur. Putin është një i çmendur, e detyroi ushtrinë e tij të pushtonte Ukrainën. Mendimet e mia shkojnë te populli ukrainas. Sot në futboll nuk ka vend për Rusinë, për një vend që ka pushtuar një vend tjetër. Për mendimin tim ata nuk duhet të luajnë në asnjë kompeticion, jo vetëm prej sanksioneve, por edhe për çështje sigurie. Vetëm mendoni për rreziqet që lidhen me udhëtimin, gjithçka që lidhet me logjistikën”, do të deklaronte Zbigniec Boniek. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!