Putin emëron krerët e katër rajoneve të aneksuara të Ukrainës

schedule12:03 - 5 Tetor, 2022

schedule 12:03 - 5 Tetor, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin ka emëruar krerët e katër rajoneve ukrainase të aneksuara ilegalisht, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, shkruan CNN.

Katër liderët e sapoemëruar do të qeverisin derisa krerët zyrtarë për rajonet të zgjidhen në përputhje me ligjin rus, raportoi TASS të mërkurën.

Të katërt janë të njëjtët zyrtarë që udhëhoqën rajonet nën pushtimin rus përpara se Putini të nënshkruante dokumentet e aneksimit, të cilat janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Denis Pushilin do të jetë në krye të Republikës Popullore të Donetskut (DPR) dhe Leonid Pasechnik është kreu i  Republikës Popullore të Luhanskut (LPR), sipas TASS. Yevgeny Balitsky do të jetë guvernator në rajonin e Zaporizhzhia, dhe Vladimir Saldo është tani guvernatori në detyrë në rajonin Kherson.

Të katër zyrtarët nënshkruan të ashtuquajturat traktate për aneksimin e katër rajoneve  në Rusi më 30 shtator gjatë një ceremonie në Kremlin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!