Putin e pranon: Sanksionet e Perëndimit i kanë “hapur probleme” Rusisë

schedule16:17 - 10 Mars, 2022

schedule 16:17 - 10 Mars, 2022

Vladimir Putin ka pranuar se sanksionet e Perëndimit kanë “krijuar disa probleme dhe vështirësi” për Rusinë.

Megjithatë presidenti rus nuk dorëzohet duke thënë se do i zgjidhë.

“Ne do t’i zgjidhim problemet”, tha Putin. Që nga pushtimi i Ukrainës, Rusia është bërë vendi më i sanksionuar në botë, duke ia kaluar kështu edhe Iranit.

Tani ka më shumë sanksione kundër Rusisë sesa kundër Iranit, Venezuelës, Mianmarit dhe Kubës së bashku, sipas Castellum.Al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!