Putin e kërcënoi që të mos futet në NATO, Finlanda dërgon armë në Ukrainë

schedule19:31 - 28 Shkurt, 2022

schedule 19:31 - 28 Shkurt, 2022

Finlanda do t’i sigurojë Ukrainës 2,500 pushkë, 150,000 gëzhoja për pushkë, 1,500 armë kundërtank me një goditje të vetme dhe 70,000 paketa racioni luftarak. Lajmin e bëri të ditur ditën e sotme qeveria finlandeze në një njoftim për shtyp.

“Situata në Ukrainë është jashtëzakonisht e vështirë për shkak të sulmit ushtarak të Rusisë dhe ka nevojë urgjente për [material] mbrojtjeje”, thuhet në deklaratë.

Vendi njoftoi të dielën se do të dërgonte jelekë anti-plumb, helmeta të përbërë dhe pajisje të ndihmës së parë në Ukrainë.

Kujtojmë se ditën e djeshme BE komunikoi sanksione të mëtejshme kundër Rusisë ndërsa u njoftua po ashtu se po bliheshin armë të cilat do të dërgohen në Ukrainë. Kjo është hera e parë që blloku financon mbështetje ushtarake për një shtet që ndodhet nën sulm.

Ditë më parë, Rusia e kërcënoi Finlandën dhe Suedinë që të mos anëtarësohen në NATO. Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse paralajmëroi se pranimi i Finlandës ose Suedisë në aleancën e Atlantikut Verior do të shkaktonte një përgjigje serioze nga Moska.

Gjatë një konference për shtyp në Moskë, Maria Zakharova kërcënoi nëse ndonjë nga 2 vendet do të kërkonte të bashkohej me aleancën e sigurisë, “do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike që do të kërkonin që vendi të ndërmarrë hapa reciprokë“, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!