“Ne i kemi rikthyer në jetë territoret e Krimesë dhe ne e dimë saktësisht se çfarë duhet të bëjmë tani dhe ne do të zbatojmë të gjitha planet tona”.
Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin në një event publik në stadiumin e Moskës, sipas la repubblica
“Banorët e Krimesë kanë bërë zgjedhjen e duhur, kanë penguar nacionalizmin dhe nazizmin, që vazhdon të ekzistojë në Donbas. Ata kanë qenë viktima të sulmeve ajrore dhe kjo është ajo që ne e quajmë gjenocid. Shmangia e një gjenocidi është qëllimi i operacionit tonë ushtarak në Ukrainë”.
/abcnews.al