Putin akuza të forta ndaj Ukrainës dhe Perëndimit: Ata e filluan luftën dhe ne përdorëm forcën për ta ndaluar

schedule10:25 - 21 Shkurt, 2023

schedule 10:25 - 21 Shkurt, 2023

Nuk kishim asnjë dyshim”, tha Putin, se në shkurt 2022 “gjithçka ishte përgatitur nga Kievi për të nisur një sulm në Donbas. E gjithë kjo ishte krejtësisht kundër parimeve dhe rregullave nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

“Do të doja të përsërisja, ata filluan luftën dhe ne përdorëm forcën për ta ndalur atë”, tha Putin.

Ai tha se objektivi i perëndimit ishte fuqia e pakufizuar dhe se Sevastapoli ishte padyshim objektivi i radhës pas Donbasit. Siç ndodh shpesh në fjalimet e tij, Putin tani po jep mësime historie, duke thënë se në vitet 1930 Perëndimi hapi derën për Gjermaninë naziste.

Më pas ai përmendi perandorinë austro-hungareze.

Putin tha se Perëndimi mbështeti “një grusht shteti” në Ukrainë në vitin 2014, duke theksuar se një nga njësitë e ushtrisë ukrainase mban emrin e një njësie naziste gjermane dhe se personat që ishin në pushtet vendosin të mbyllin sytë ndaj kësaj.

Putin tha Perëndimi do të përdorë këdo, terroristë, nazistë, “madje edhe vetë djallin”  për të luftuar kundër Rusisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!