Në një deklaratë ditën e sotme, presidenti rus Vladimir Putin tha se vendet perëndimore po kërkonin të vendosnin një “sistem të ngjashëm me NATO-n” në rajonin e Azisë-Paqësorit, shkruan The Guardian.
Duke mbajtur fjalimin e mirëseardhjes në konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Moskë, Putin tha se Shtetet e Bashkuara po përpiqeshin të “zvarritnin” konfliktin në Ukrainë.
Ai shtoi se vizita e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi në Tajvan në fillim të këtij muaji kishte qenë “një provokim i planifikuar”.
/abcnews.al