Katy Perry dhe Orlando Bloom duken më të dashuruar se kurrë në udhëtimin e tyre në Venecia. Çifti udhëtoi për në Venecia fundjavën e kaluar dhe pasi shijoi një udhëtim me gondolë bashkë me vajzën, kaloi ca kohë vetëm në rrugët me kalldrëm të qytetit të bukur.
Fotot e tyre i tregojnë duke u puthur në buzë, teksa po bëjnë selfie. Për shëtitje me burrin e saj, këngëtarja 36-vjeçare zgjodhi një fustan të shkurtër xhins, të cilin e ndërthuri me atlete të bardha dhe një bluzë të bardhë.
View this post on Instagram
Gjatë udhëtimit të tyre, aktori postoi një video me një vajzë të vogël duke bërë ushtrime dhe shkruajti # gëzo.
View this post on Instagram
Çifti u fejua në vitin 2019 dhe e mirëpritën vajzën e tyre në vitin 2020. Aktori tashmë ka një fëmijë nga martesa e tij e parë me modelen, Miranda Kerr./abcnews.al