Gigliola Haveriku ishte e ftuar në Abc e Pasdites me Ermal Peçi ku foli mbi klipin e saj të fundit “A po vjen ti sot?” një këngë me ndërthurjen zhanresh që e risjell këngëtaren në mesin e artistëve që publikojnë këngë me videoklipe. Kënga e cila flet për kërkimin e dashurisë, me një videoklip tejet sensual e sjell Haverikun ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim nën ritmet e funk-ut dhe jazz-it.
Këngëtarja shprehu se skenat erotike në videoklipe qënë një sfidë, por ajo ndjeu komoditetin e bashkëpunëtorëve. Gjithashtu, mes batutash tha se kishte marrë edhe aprovimin e babait i cili i kishte thënë se “e di që janë puthje artistike”.
“Ama aktrimit nuk i them jo sepse jemi artist. Dhe kam mësuar nga aktorë gjatë këtyre viteve të fundit…” , tha Gigliola mes të qeshurash në një moment që u kthye në gazmor por dhe tejet nënkuptues.
Por çfarë ndodh me jetën sentimentale të artistet? Ajo nuk rrëefu shumë detaje, por shprehu:
“Se çfarë bëhet me zemrën nuk e themi por isha single kur kam bërë atë puthjen.”, duke pranuar për herë të parë se nuk është më në një lidhje dashurie.
Por thumbimet nuk mbaruan nga ana e këngëtares e cila shprehu se “më bën kompliment edhe në sheshxhirim, po patët propozime aktrimi…” duke iu referuar momenteve më pikante të videoklipit të këngës “A po vjen ti sot?”./abcnews.al