Puthja në buzë mes Ilirit dhe Arjolës, Sabiani: Edhe unë do puthesha në një situatë të tillë

schedule22:14 - 7 Shkurt, 2022

schedule 22:14 - 7 Shkurt, 2022

Puthja e dhënë mes Ilirit dhe Arjolës vazhdon të jetë kryefjala e mediave rozë. Këtë ka qenë miku i balerinit dhe ish-banori i  Big Brother VIP, Sabiani, që është pyetur lidhur me këtë veprim.

“Shiko unë s’reagoj se besoj se ata po bëjnë një lojë nga vëllai i madh, s’është spontane. Janë dy artistë që aktrojnë, s’ ka asgjë të keqe. Edhe unë do puthesha në një situatë të tillë”, u shpreh ai.

Gjatë emisionit, këngëtari ka folur edhe për këngën e tij të re dhe marrëdhënien e ngushtë shoqërore me Ilirin.

“Për ju” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me Helios.

“Hyra në Big Brother për të testuar veten dhe pse jo që njerëzit të njihnin Sabianin e vërtetë. Çmimi është dashuria që dhuroni pa kushte. Malli për fëmijët e mi dhe gjetja e një vëllai gjatë këtij rrugëtimi”, ka shkruar Sabiani në Youtube./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!