Pusi titullar te Skënderbeu, Alban Hasani: Disfata e radhës e Vllaznisë

schedule12:35 - 16 Shkurt, 2020

schedule 12:35 - 16 Shkurt, 2020

U krijua te Vllaznia si lojtar, por në Shkodër në asnjë moment nuk u bindën që t’i jepnin minutat që i duheshin për t’u rritur. Belajdi Pusi e pa të arsyeshme që në janar të kërkonte lejekalimin dhe të shikonte për një klub të ri dhe kështu ndodhi.

Sulmuesi 22-vjeçar u transferua te Skënderbeu dhe në mungesë të Blerim Krasniqit, ai u aktivizua titullar kundër Bylisit dhe Tiranës. Në Shkodër kjo nuk ka kaluar pa u vënë re, sidomos nga drejtori i akademisë, Alban Hasani.

Në llogarinë e tij në “Facebook” ai nuk ka ngurruar ta vërë në dukje: “Belajd Pusi, titullar në ekipin më të mirë në vitet e fundit. Disfata tjetër e VLLAZNISË për mbajtjen e djemve te saj”. /abcnews.al

 

Postimi i bërë nga drejtori Hasani

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!