Pushuesit mbipopullojnë plazhet e Vlorës, por mungojnë dushet dhe tualetet

schedule14:30 - 8 Korrik, 2019

schedule 14:30 - 8 Korrik, 2019

Është shumë i lartë numri i pushuesve vendas dhe të huaj që kanë zbarkuar në jug të vendit. Disa kushte janë plotësuar nga instancat përgjegjëse, por në shumë plazhe mungojnë duhen dhe tualetet publike.

 Bregdeti i Vlorës ka joshur shumë vendasit dhe të huajt. Territori është i pastër krahasuar me vitet e kaluara por nuk u është dhënë zgjidhje çështjeve thelbësore. Bëhet fjalë për tualetet dhe dushet.

Në plazhin e ri nuk ka asnjë dush dhe asnjë tualet. Një situatë aspak normale kur bregdeti është i mbipopulluar.

Administratorë që kane marrë ambjente me qira nga bashkia, pranojnë se nuk është gjetur një konsensus me pushtetin vendor për vendosjen e dusheve apo tualeteve në plazh.

Në Vlorë 20 përqind e hapësirave janë plazhe publike. Kurse pjesa tjetër është dhënë në administrim tek  privatët. Këta janë kujdesur që të plotësojnë disa nga kushtet e kërkuara me ligj, por siç duket ende nuk jane gati për një sezon standard.

Gazetar i ABC News, Vlore Elton Nika

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!