Pushuesit drejt plazheve të Jugut, trafik i çmendur në Vlorë

schedule13:36 - 8 Korrik, 2018

schedule 13:36 - 8 Korrik, 2018

Kjo e dielë ka shënuar një kaos kryesisht në rrugët drejt Jugut të vendit. Shumë makina me pushues kanë pritur me orë të tëra për të shkuar në destinacion. Situata më e rënduar ka qenë në zonën e Vlorës, kryesisht tek Uji i Ftohtë pranë vendit të quajtur Jonufër. Kjo edhe për shkak se në këtë pjesë po kryhen ende punime në njërën anë të rrugës. Por nga tjetër është vërejtur mungesë të gatishmërisë së policisë për të zgjidhur ngërçin e krijuar në rrugët problematike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!