Pushues të shumtë në plazhin e Durrësit: Duam më pak beton

schedule14:44 - 22 Prill, 2018

schedule 14:44 - 22 Prill, 2018

Pushuesit në plazhin e Durrësit janë shtuar dhe temperaturat e larta u kanë afruar mundësi për të hyrë në det. Por mbërritja deri në bregdet ka qenë e vështirë për shkak të trafikut.

Më pak beton. Këtë duan pushuesit në plazhin e Durrësit. Të shumtë në numër ata kanë mbërritur këtë fundjavë në bregdet për të kaluar një ditë ndryshe.

Temperaturat e larta i kanë nxitur të futen në ujë për t’u larë. Dikush tjetër ka preferuar vetëm shëtitje.

Por mbërritja deri këtu ka qenë e mundimshme për pushuesit.

Thuajse të gjithë rrugët janë përballur me një trafik të rënduar.

Në të njëjtën situatë mbeten edhe segmente të tjera rrugore. Autostrada Tiranë-Durrës, Maminas- Gjiri i LaLëzit si dhe rruga dytë orë në drejtim të Kavajës është përballur me lëvizjen më të madhe të automjeteve.

Gazetare e ABC News, Durrës: Enkeleda Arapi

/abcnews.al