Pushohet nga puna zv/presidenti i PE: Ofendoi kolegen polake

schedule14:22 - 7 Shkurt, 2018

schedule 14:22 - 7 Shkurt, 2018

Rizard Czarnecki, zv/presidenti polak i Parlamentit Europian është pezulluar nga posti i tij pasi ofendoi kolegen dhe bashkëkombasen e tij, duke e cilësuar si një bashkëpunëtore të nazistëve.

Është pezulluar nga posti i tij presidenti i Parlamentit Europian, polaku Ryszard Czarnecki. Pezullimi i tij u bë me anë të një votimi të Asamblesë, pasi Czarnecki ofendoi bashkëkombësen dhe kolegen e tij Roza Thun, duke e cilësuar si bashkëpunëtore të nazistëve, epitet që u jepet shtetasve polakë, të cilët denoncuan hebrenjtë në kohën e luftës. Votimi ishte i fshehtë, ndërsa votat për pezullimin e tij ishin 447 kundrejt 196 që votuan për qëndrimin e tij në atë post.

Vendimi për largimin e tij nga posti u mor nga kryetarët e grupeve politike gjatë konferencës së deputetëve, ndërkohë që gjesti i tij u cilësua si një sjellje e rëndë dhe e keqe.

Në një intervistë pas kësaj ngjarje zëvendës presidenti i Parlamentit Europian refuzoi të kërkonte falje.

Përveç pezullimit nga posti atij tashmë i ndalohet të përfaqësojë parlamentin europian në çfarëdo lloj mënyre. Tashmë pritet një tjetër process votimi për të zgjedhur një zëvendës president të ri. Vendimi i marrë nga konferenca e presidentëve nuk i drejtohet Polonisë, apo grupit politik të cilit i përket Czarnecki por shpreh qëndrimin e liderëve politikë të cilët nuk dëshirojnë më të përfaqësohen nga ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!