Pushimi i kombëtareve “ilaç” për Teutën, Shkëmbit i rikthehen dy mbrojtës

schedule16:52 - 22 Shtator, 2022

schedule 16:52 - 22 Shtator, 2022

Teksa ndeshjet e Nations League kanë marrë vëmendjen kryesorë këtë javë, te Teuta duket se pushimi ka ardhur në kohën e duhur.

“Djemtë e detit’ vijnë nga humbja 4-0 me Tiranën, ndërsa sfidën e radhës në kampionat e kanë ndaj Vllaznisë. Trajneri Bledi Shkëmbi ka shtuar intensitetin në stërvitje dhe kërkon që të përçojë sa më shpejt filozofinë e tij të lojës te skuadra.

Përpara përballjes me shkodranët, durrsakët do të luajnë ndaj Luzit në Kupën e Shqipërisë ku Shkëmbi pritet të aktivizojë lojtarët më me pak minuta.

Por tekniku i “djemve të detit” ka marrë edhe lajme të mira nga infermieria, teksa mbrojtësi Harallamb Qaqi është rikthyer nga dëmtimi, ndërsa gjithashtu pritet edhe rikuperimi i plotë i Artan Jazxhit. Siç duket pushimi i kombëtareve është një “ilaç” për Teutën e cila ka kohën e duhur në dispozicion për të kapërcyer momentin negativ në të cilin ndodhen. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!