Max Allegri ka vendosur të kthehet në stol. Trajneri livornez qëndron pushim prej një viti, kohë e mjaftueshme për të pushuar dhe qartësuar idetë pas pesë viteve të kaluara te skuadra e Juventusit.
Italiani ka oferta të ndryshme dhe ka ardhur koha të provojë një aventurë jashtë Serie A, aty ku ka drejtuar Cagliarin, Milanin dhe Juventusin. Gazzetta dello Sport raporton se PSG e tundon shumë 52-vjeçarin.
Drejtori sportiv i kampionëve të Francës, Leonardo e pëlqen, bisedon prej kohësh me të dhe marrëveshja është afër. Gjithsesi, Allegrit i pëlqen edhe Premier League. Manchester United mbetet një opsion, por shanset reale janë që trajneri të vijojë karrierën në Ligue 1. /abcnews.al