Pushime në vjeshtë/ Në Vlorë dhe Shëngjin prenotime edhe përgjatë shtatorit

schedule13:55 - 6 Shtator, 2023

schedule 13:55 - 6 Shtator, 2023

Në Vlorë edhe Lezhë do të ketë turistë edhe përgjatë shtatorit. Operatorët turistike thonë se hotelet janë të prenotuar kryesisht nga pushuesit e Kosovës por edhe turistët e huaj.

Qielli i vranët i shtatorit nuk i ka larguar të gjithë nga plazhet. Vlora do të jetë me turistë edhe përgjatë këtij muaji.

Operatoret turistike thone se sezoni nuk është ndërprerë.  Parashikojnë një vjeshte të mbarë dhe me numër të lartë pushuesisht.

Ata që kanë prenotuar përgjatë shtatorit janë kryesisht turistë të huaj. Pushuesit e vjeshtës Ervin Sota i cilëson elitarë.

Shëngjini po ashtu është plotë me pushues këtë fillim shtatori.

Kanë ardhur kryesisht nga Kosova për të shijuar qetësinë dhe temperaturat e ulëta të pragvjeshtës.

Nuk mungojnë as vizitorët e huaj. Operatoret turistike thonë se rezervimet janë të kënaqëshme edhe përgjatë shtatorit.

Sezoni veror i ketij viti i tejkaloi pritshmerite e biznesve qe operojne kryesisht ne zonat bregdetare por pozitiv pritet po ashtu të jenë edhe muajt e vjeshtës./abcnews.al