Dy raste të reja janë konfirmuar pozitive me koronavirus këtë të premte në Kruje, duke e çuar në 31 numrin e të infektuarve.
Gazetari Ahmet Zani raporton për Abc News se dy nga rastet e reja në Krujë janë anëtarët e një familje, në fshatin Halil. Zonja e shtëpisë që punonte në fasoneri ka infektuar familjarët e saj bashkëshortin i cili është dërguar në Tiranë dhe fëmija i tyre. Mjekja infesioniste Mimoza Tali ka theksuar se rastet e fundit të konfirmuara me koronavirus në këtë qytet janë kontakte të rasteve të mëparshme.
Lexo edhe: Shkon në 969 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri
Deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar me koronavirus 969 persona, nga të cilët 31 kanë humbur jetën dhe 771 janë shëruar./abcnews.al