Punonjësit jo-mjekësore të spitaleve të ekspozuar ndaj koronavirusit

schedule22:57 - 24 Maj, 2020

schedule 22:57 - 24 Maj, 2020

S’janë vetëm mjekët  janë  ekspozuar çdo ditë ndaj koronavirusit vdekjeprurës –  gjithë punonjësit jo- mjekësore  spitalepërballen me  njëjtat rreziqe. 

Korrespondentja Miaia Kay thotë se stafi jo mjekësor  spitale përballet me realitetin e ashpër  ditëve  pandemisë.

Ndërsa infeksionet e koronavirusit vazhdojnë, mjekët dhe profesionistët e mjekësisë punojnë 24 orë për të shpëtuar jetë.

Qyteti i Nju Jorkut është ndër më të prekurit – qindra vdesin çdo ditë nga virusi.

Por nuk janë vetëm mjekët ata që e vënë veten në rrezik.

“Çdo ditë që dal nga shtëpia, mendoj: “Do të jem njëri prej tyre”, sepse punoj në qendër të epiqendrës, në qytetin e Nju Jorkut, në një spital. Unë shoh një tendë ushtarake përpara spitalit, një tendë ushtarake brenda spitalit, në korridore, dhe është një lloj frike”, thotë Katie Kakhurashvili, asistente në departamentin e ultratingujve në spitalin Mt. Sinai.

Ka edhe vështirësi të tjera për personelin e ndihmës në spitale.

“Transporti u bë problem. Autobuzët ishin të rrallë dhe në një moment, vendosa të qëndroja në një nga hotelet e qytetit”, thotë Irakli Kvetenadze, specialist i rrjetit kompjuterit në spitalin Mt. Sinai.

Për të zvogëluar rrezikun e infektimit të familjes së tij, Kvetenadze pagoi për të qëndruar dy-javë në hotel. Kur u bë e qartë se situata ishte e rëndë, spitali filloi të japë paguajë faturat e hotelit për punonjësit e tij thelbësorë.

“Një ditë e zakonshme për mua konsiston në administrimin, zgjidhjen e problemeve në rrjetin e kompjuterave; sigurimin e qasjes në të gjitha informacionet e pacientit; emailin dhe komunikimin për stafin e spitalit”.

Specialistja e ultratingujve Kakhurashvili, vlerëson faktin që restorantet japin mëngjes dhe drekë falas për stafin e spitaleve. Ky gjest e përlot.

“Isha në radhë për të marr një pica dhe një grua që po ecte në rrugë mu afrua dhe më ofroi para. Donte të më blinte picën. I thashë se nuk ishte e nevojshme dhe se ishte e paguar. E falanderova dhe I thashtë se në se donte, mund të jepte donacione për spitalin”.

Jo të gjithë punonjësit e spitalit kanë kontakt me pacientët me COVID. Por ato janë të gjithë të rëndësishëm dhe – pa ta, ndikimi i pandemisë do të kishte qenë shumë më i zymtë.VOA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!