Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë mbështet protestën studentore për ulejn e tarifave të studimit. Përmes një deklarate kryesie e kësaj sindikate shprehet se vështirësitë ekonomike të studentëve nuk zgjidhen vetëm me anulimin e një pike të një VKM-je.
Më tej, duke marrë edhe mendimin e pedagogëve dhe studentëve sindikata adreson dhjetë kërkesa tek autoritetet përgjegjëse. Kërkesat nisin me ulje të tarifave për studentët, shoqëruar me rritje të buxhetit për arsimin e lartë, rritjen e pagës së pedagogëve dhe rritjen e investimeve për përmirësimin e mësimnxënies dhe mësimdhënies.
Njëkohëisht Sindikata e Punonjësve të Univesiteteve të Shqipërisë kërkon zhbllokim të situatës së doktoraturave, tekste cilësore me çmime të përballueshme dhe një auditim të rekrutimeve të pedagogëve të rinj. Në rast mosreagimi nga autoritetet përgjegjës sindikata paralajmëron protesta të përshkallëzuara./abcnews.al