Punonjësit e Lufhansa në grevë, anulohen 800 fluturime

schedule11:56 - 7 Shkurt, 2024

schedule 11:56 - 7 Shkurt, 2024

Më shumë se 100,000 pasagjerë janë prekur sot nga greva e stafit tokësor të Lufthansa, e cila vazhdon që nga ora 04:00 e mëngjesit të sotëm.

Sipas një njoftimi të organizatës sindikale Ver.di, më shumë se gjysma e punonjësve në aeroportin e Frankfurtit po marrin pjesë në demonstrata, ndërsa e njëjta situatë paraqitet edhe në aeroportin e Mynih.

Punonjësit në aeroportet e Berlinit dhe Hamburgut po marrin pjesë gjithashtu në grevën 27-orëshe. Në total, Lufthansa tashmë ka anuluar rreth 80-90% të rreth 1000 fluturimeve të saj të planifikuara për sot.

Greva do të përfundojë nesër në orën 07:10, por trafiku nuk pritet të qetësohet para të premtes. Fluturimet e kompanive të tjera të Grupit Lufthansa, Euroëings, Sëiss, Austrian dhe Brussels Airlines, nuk preken nga grevat.

Punonjësit kërkojnë rritje të pagave 12.5% ​​ose të paktën 500 euro në muaj dhe një “kompensim inflacioni” një herë në 3000 euro.

Raundi tjetër i negociatave është caktuar për 12 shkurt.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!