Një ditë pasi 57-vjeçari u dëmtua pasi u rrëzua ndër ishte duke punuar në një subjekt privat, Policia e Vlorës ka nisur procedimin për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për 37-vjeçarin administratorin e kompanisë.
Kujtojmë se 57-vjeçari mbeti i dëmtuar dhe u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/