Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Punonjësi me Covid-19, ambasada shqiptare në Athinë thirrje qytetarëve: Prisni një njoftim të dytë

schedule13:21 - 16 Shtator, 2020

schedule 13:21 - 16 Shtator, 2020

Ambasada shqiptare në Athinë i ka bërë thirrje qytetarëve të mos paraqiten në ambientet e saj deri në njoftim të dytë, pasi një punonjës i saj u konfirmua pozitiv me Covid-19.

Në njoftimin e saj ambasada thekson se është në pritje të daljes së rezultateve të testimeve të kryera nga punonjësit e saj, ndërsa brenda ditës së sotme do të merret vendimi nëse do të rikthehen në punë nga dita e nesërme.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë, njofton të gjithë qytetarët për mbylljen  e ambjenteve të Ambasadës në kushtet e marrjes së informacionit në orët e vona të ditës së djeshme për infektimin e një specialisti të Ambasadës, i cili pas kryerjes së testimit përkatës rezultoi pozitiv ndaj Covid-19, duke u detyruar kështu të ndërmarrin masa urgjente dhe ekstreme.



Gjithashtu, në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë sistemi ka pësuar një defekt teknik, të cilin po zgjidhet dhe ndërkohë janë marrë masa të menjëhershme për dezinfektimin e të gjitha ambienteve të saj.

Për sa më lart, Ambasada e Republikës së Shqipërisë mbetet në pritje të të gjithë rezultateve të testimeve të kryera për Covid-19, të cilave konsujt dhe punonjësit e saj i janë nënshtruar, për t’ju rikthyer shërbimit sa më shpejt dhe të sigurt. Brenda pasdites së sotme të gjithë qytetarët do të njoftohen nëse Ambasada do të vijojë të qëndrojë e mbyllur edhe ditën e nesërme, apo do t’i rikthehet punës pandalur, edhe përtej orarit, si zakonisht.

Ambasada i bën thirrje qytetarëve të mos paraqiten pranë ambjenteve të saj dhe të respektojnë këtë njoftim duke mbrojtur në këtë mënyrë veten dhe të afërmit. Takimi i gjithësecilit do të spostohet në momentin më të afërt dhe të sigurtë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Drejtoria e Diplomacisë Publike dhe Diasporës”, thuhet në njoftim./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!