Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Punonjësi i Gardës gjendet pa shenja jete në banesë, vetëvritet me armën e shërbimit

schedule10:13 - 27 Maj, 2026

schedule 10:13 - 27 Maj, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në Tiranë.

Më datë 27.05.2026, rreth orës 07:05, në banesën e tij në zonën e Rrugës së Dibrës, është konstatuar pa shenja jete shtetasi Albert Gadica rreth 42 vjeç, punonjës i Gardës.

Sipas veprimeve të para hetimore, dyshohet se 42-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke përdorur armën e shërbimit.



Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Sipas burimeve, Albert Gadica prej disa kohesh ka shfaqur probleme me ankthin dhe depresionin pasi është përballur me probleme ekonomike, sipas po të njëjtave burime bazuar edhe tek deklaratat që u janë marrë familjarëve gjendja e tij është renduar për shkak edhe të gjendjes shëndetësore të një prej fëmijëve te tij.

Gadica prej disa kohësh kishte shfaqur probleme me sjelljen ishte me i mbyllur dhe familjarët kanë kuptuar se po përballej edhe me ankth dhe depresion.

Por sipas tyre nuk prisnin që ai të ndërmerrte këtë hap të rëndë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!